Në Seferihisar të Izmirit një person ka sulmuar ekipin e policisë në detyrë patrullimi. Ndërsa nga ngjarja kanë mbetur të plagosur tre punonjës policie, mësohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Në Seferihisar të Izmirit është kryer një sulm i armatosur ndaj një ekipi policor në patrullë, ku janë plagosur 3 policë, 2 prej tyre në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në Seferihisar. Një sulm i armatosur është kryer nga një person apo persona të paidentifikuar ndaj ekipeve të policisë në patrullë.
Komisari Furkan Hakan Aşkın dhe oficerët e policisë İbrahim Gümüştekin dhe Mehmet Tozun u plagosën në sulm. Pas njoftimit, në adresë u dërguan ekipe përforcuese të policisë dhe të ndihmës mjekësore.
Punonjësit e policisë, gjendja e të cilëve ishte e rëndë gjatë kontrollit nga stafi mjekësor, u dërguan në Spitalin Universitar 9 Eylül, ndërsa Komisari Aşkın u dërgua në Spitalin Shtetëror Seferihisar.
Në kuadër të hetimeve të nisura në lidhje me ngjarjen, është kapur një i dyshuar. Hetimi vazhdon.