Ballina Aktualitet Taravari u bë për spital: Pësova kolaps të papritur, sot jam mirë...

Taravari u bë për spital: Pësova kolaps të papritur, sot jam mirë dhe pranë familjes

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dje përfundoi në spital pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Ai këtë e ka bërë të ditur sot përmes një postimi në facebook ku ka informuar se çfarë i ka ndodhur:

“Të Respektuar dhe po aq të dashur,
Dje ka qarkulluar lajmi se unë kam pësuar sulm kardiak.

Duke qenë se me ju kam ndarë gjithnjë të vërtetën, po ju tregoj se çfarë ka ndodhur.
Kam pësuar kolaps të Papritur dhe jam dërguar urgjent në spital.
Jam ende nën vëzhgim sepse kolegët e mi ende nuk kanë arritur në ndonjë përfundim.
Sidoqoftë jam mirë, jam pranë familjes dhe do presim përgjigjet e mjekëve.
Doja t’ju thoja se nuk e kisha pritur një kujdes dhe dashamirësi kaq të madhe nga ju.
Faleminderit nga zemra! Gjithmonë i Juaji!”, ka shkruar Taravari.