Sonte në Tetovë, në një aksion të madh policor të koordinuar nga MPB dhe SPB Tetovë, është arrestuar personi me inicialet Sh.Sh rreth 45 vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës. Ai është i dyshuar për kryerjen e një vrasjeje 11 vite më parë. Sipas informacioneve të Televizionit Alsat personi me inicialet Sh.Sh ka pranuar se e ka kryer vrasjen dhe është duke u marrë në pyetje nga policia, transmeton Alsat.
Ndërkaq Tv Koha raporton se jozyrtarisht personi i arrestuar sonte në Tetovë ka të bëjë me vrasjen e Muhamed Asanit, i njohur si Meka.
I arrestuari i parë nga aksioni i madh policor që po zhvillohet në Tetovë është nga fshati Poroj është 41 vjeçari Sh.Sh i cili dyshohet për vrasjen e Muhamed Asanit i njohur si Meka në vitin 2013 në autostradën Tetovë -Gostivar ku u gjet i vdekur në veturën e tij!
Për Muhamed Asanin, i cili u vra në vitin 2013, ka pak të dhëna të zbardhura publikisht. Vrasja e tij u përmend ndër ngjarjet që tronditën Tetovën atë vit dhe mbetet një prej rasteve që ende nuk ka marrë një përgjigje të qartë për motivet ose autorët por aksioni i sotshëm mendohet të jap dritë për kapjen e autorëve!
Video bonus: