PRISHTINË- Unioni i Gazetarëve ka nderuar ditën e djeshme me çmimin “Reporteri i Vitit 2024″, gazetarin e emisionit investigativ “Piranja”, Freard Rista.
Ai u vlerësua me çmimin me motivacionin “Gazetar i vullnetit dhe këmbënguljes profesionale. Pasioni për raportim të thelluar për çështje me ndjeshmëri të lartë njerëzore ka ndikuar në vendosjen e drejtësisë për qytetarë të viktimizuar nga mashtrimi”.
Ceremonia e veçantë e organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me në krye Aleksandër Çipën dhe më mbështetjen e JTI, është organizuar këtë të mërkurë në Prishtinë. Ndarjes së çmimeve i ka paraprirë forumit me temë “Parashikueshmëria si çelës i stabilitetit ekonomik dhe lufta kundër aktiviteteve të paligjshme”.
Suksesin e gazetarit Freard Rista e ka festuar edhe poeti Lirim Alija, i cili i ka kushtuar një poezi:
URIME FREARD..!
Nga njerëzit e kulturës, dijetarë e artista
Të pajisur me dinjitet e ndërgjegje të dëlirë
Djaloshi nga “Piranjat” Freard Rista
U zgjodh për këtë vit, Reporteri më i mirë
Në fakt, nuk mund të ishte ndryshe
Me zgjuarsinë dhe virtytet që ai posedon
(Për guximin më duhet kohë shumëfishe)
Medalje të panumërta ari meriton
Popullin e së drejtës, e përgëzoj për çmimin
Që me objektivizëm janë përcaktuar
Them: paramendoni…ah sikur ta dinin
Se si ndjehemi ne, nga ky trim shpëtuar
Vetë e kam parë me sy, ndaj jam i bindur
Freardi dhe kolegët e tij aty ku punon
Të gjithë për gazetari jo vetëm janë të lindur
Mbi të gjitha e kanë dashuri e pasion
Lirim Alija, 20 nëntor 2024, Rieti Itali
EMISIONI: