Ballina Kronika Turisti turk gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Ohër

Turisti turk gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Ohër

Një shtetas turk është gjetur i vdekur në një hotel në Ohër

Në mëngjesin e ditës së djeshme, në ora 08:15, në stacionin policor të Ohrit është raportuar se një shtetas turk me inicialet H.K., 63 vjeç, është gjetur pa shenja jete në një hotel në Ohër.

Mjeku i Ndihmës së Shpejtë e konstatoi vdekjen pa shenja dhune, ndërsa një ekip policor kreu hetimet në vendngjarje.