Ballina Bota Urdhërarresti për Netanjahun “përplas” SHBA me BE

Urdhërarresti për Netanjahun “përplas” SHBA me BE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës Penale të Hagës për urdhërarrestin ndaj kryeministrit Izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish ministrin izraelit Yoav Gallant.  Një zëdhënës i këshillit kombëtar të sigurisë tha se ky vendim është i nxituar.

“Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar nga nxitimi i Prokurorisë për të kërkuar urdhra arresti dhe gabimet shqetësuese të procesit që çuan në këtë vendim. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qartë se GJNP-ja nuk ka juridiksion mbi këtë çështje”, ky është reagimi që vjen nga “Shtëpia e Bardhë”.

Po ashtu vetë kryeministri izraelit e quajti urdhërarrestin ndaj tij dhe ish ministrit Gallant absurd, të pabazë dhe antisemitik.

Ndërsa shefi i politikës së jashtme të bashkimitn europian Josep Borrell tha se vendimi nuk është i motivuar politikish por i detyrueshëm për të gjitha shtetet anëtare të gjykatës penale ndërkombëtare.

“Ky vendim duhet të respektohet dhe të implementohet. Të gjitha shtetet anëtare, që përfshijnë të gjitha shtëetet e Bashkimit Europian janë të detyruara të zbatojnë këto urdhërarreste”, deklaroi Borrell.

Britania e Madhe nuk ka thënë hapur se do të arrestojë Netanjahun nëse viziton vendin por deklaroi respekt të plotë ndaj pavarësisë së gjykatës.

Gjykata penale ndërkombëtare lëshoi urdhër arrest për krime lufte kundër njerëzimit dhe krime lufte në Gaza ndaj kryeministrit të Izraelit Benjamin netanjahu, ish- ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant dhe liderit të Hamasit Mohammed Deif.  Sipas Iraelit, lideri i Hamasit Deif është vrarë në një sulm në korrik por megjithatë gjykata nuk e ka të provuar një gjë të tillë.

Urdhërarrestet kanë më shumë mundësi të ndërlikojnë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi se sat ë vendosen në praktik duke qenë se Izraeli dhe aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, nuk janë anëtarë të kësaj gjykate.

Urdhërarreste për krime lufte janë lëshuar edhe për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë rusë për luftën në Ukrainë. /Vizionplus.tv/