Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 18-vjeçari shqiptar në Kypseli të Greqisë.
Sipas mediave greke aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Kypseli dhe Zakynthos,.
Në aksident janë përfshirë dy motorë, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa përplasja ka qenë fatale për të riun shqiptar.
Një 16-vjeçar ka mbetur gjitashtu i plagosur.