Mbesa e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, Kai Trump, përmes një vlogu ka zbuluar se çfarë ndodhi gjatë festës pas fitores së Trump në Mar a Lago javën e kaluar. Videoja fillon me 17-vjeçaren Kai duke dëgjuar “Money, Money, Money” të Abba -s.
Në pamjet e mëposhtme shohim se të gjithë në sallë, të veshur në mënyrë elegante, po ndiqnin natën e zgjedhjeve nga katër televizione ndërsa rezultatet e para kishin filluar të shpalleshin.
Në një moment, Donald Trump u shfaq dhe kur iu kërkua të bënte një foto me familjen e tij, ai i telefonoi edhe Elon Musk për të pozuar me ta.
“Elon duhet të jetë në foto me fëmijën e tij, atë djalë të bukur”, dëgjohet duke thënë Trump.
Videoja vazhdon nga qendra e kongresit në Palm Beach, ku Kai takoi miqtë e saj.
“Mendoj se ia dolëm”, dëgjohet të thotë mbesa e Donald Trump.
“Jam jashtëzakonisht krenare për të. Besoj se ai e meriton më shumë se kushdo në të gjithë botën. Dhe ai me të vërtetë u lodh çdo ditë për 8 vitet e fundit”, thotë Kai Trump për gjyshin e saj.
Në të njëjtën video, 17-vjeçarja rrëfen sesi Donald Trump e frymëzoi.
“Duke u rritur doja të bëhesha si ai, të luftoja si ai, të mos merrja ditë pushimi dhe të punoja çdo ditë, të lodhesha kështu dhe kjo është një gjë e pabesueshme”.
“Ai fitoi dhe po pres me padurim se çfarë do të bëjë në vitet e ardhshme”, përfundon Kai Trump në vlogun e saj./vizionplus.tv