Ballina Kronika Qeni parandaloi kontrabandën e dy kilogramëve kokainë në Aeroportin Ndërkombëtar të...

[VIDEO/FOTO] Qeni parandaloi kontrabandën e dy kilogramëve kokainë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit: Aksion i përbashkët i Drejtorisë doganore dhe MPB-së

Është penguar tentativa për të kontrabanduar rreth dy kilogramë kokainë, të cilën një shtetas nga Brazili synonte ta fuste ilegalisht në vend përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.

Kontrolli është kryer nga ekipi mobil me një qen dogane në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për trafikime ilegale me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme, SPB Shkup – Njësiti për trafikim të paligjshëm me drogë, armë dhe lëndë të rrezikshme, SPB Shkup – Njësiti për tregti të paligjshme dhe Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar-Shkup”.

Është zhvilluar një bisedë zyrtare me D.S.A.D., i cili ka pranuar se për transportin e drogës nga Sao Paulo për në Shkup është angazhuar nga një shtetas i Maqedonisë për një tarifë prej 5000 eurosh.

Droga është konfiskuar, ndërsa kundër katër personave të përfshirë në organizimin dhe transportimin e rreth dy kilogramë kokainë, SPB Shkup do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit./TetovaNews