Ballina Aktualitet (VIDEO) Mexhiti: Ministritë që nuk e respektojnë shqipen e shkelin ligjin!

(VIDEO) Mexhiti: Ministritë që nuk e respektojnë shqipen e shkelin ligjin!

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti ka përgënjeshtruar sot deklaratën e ministrit të Administratës Publike, Goran Minçev, i cili ka deklaruar se komunikatat zyrtare të ministrive do të publikohen vetëm në gjuhën maqedonase. Mexhiti ka deklaruar se komunikatat qeveritare do të jenë edhe në gjuhën maqedonase edhe në atë shqipe.

IZET MEXHITI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Ka qëndrim në Qeveri se do të respetohet dygjuhësia. Çdo ministri duhet të drejtohet në dy gjuhë….Duhet të jetë edhe maqedonisht edhe shqip….Nëse nuk e respekton bën shkelje ligjore”

Dje minsitri Minçev deklaroi se do të jenë vetëm maqedonisht, por me kërkesë të ndonjë individi mund të përkthejnë në shqip. Ndërkohë, Ministria e Administratës Publike, e drejtuar nga Minçev, i cili është eksponent i partisë ZNAM, tash e pesë muaj komunikon me publikun vetëm në gjuhën maqedonase. Në këtë mënyrë Minçev nuk respekton detyrimin ligjor për t’i informuar qytetarët shqiptarë në gjuhën e tyre amtare. /SHENJA/