Ballina Aktualitet (VIDEO) Mickoski: Me Makronin biseduam për euro-integrimet dhe për ekonominë

(VIDEO) Mickoski: Me Makronin biseduam për euro-integrimet dhe për ekonominë

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka folur sot në lidhje me vizitën e tij në Budapest të Hungarisë, ku pati disa takime me zyrtatë të lartë të BE-së. Mickoski e cilëson një dialog thelbësor bisedat me presidentin francez Emanuel Macron. Ai informoi se me Macron kanë biseduar jo vetëm për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut, por edhe për shumë projekte të përbashkëta në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, shëndetësisë dhe të tjera.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Mendoj se është më e dobishme të postosh takime reale dhe thelbësore, ku ka dialog thelbësor. I tillë ishte takimi me presidentin francez. Përveç çështjeve që lidhen me integrimin e vendit tonë në BE, folëm edhe për bashkëpunimin në ekonomi, kemi shumë projekte në infrastrukturë, shëndetësi që janë të rëndësishme për ne dhe që mund t’i realizojmë si qeveri me qeveri, komunikimi vazhdon. Kemi pasur rastin të jemi shpesh bashkë dhe të diskutojmë për shumë tema të hapura”.

Ndërkaq, numri një i qeverisë pas takimeve të realizuara shprehet tejet optimist. Jam i bindur se në periudhën që pason, përmes zgjidhjeve të përbashkëta, më në fund, pas 2.5 dekadash, rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit të plotë në BE do të jetë e hapur dhe do të vlerësohet në bazë të arritjeve dhe kompetencave, e jo për shkak të çështjeve bilaterale, Jam i bindur se do t’ia dalim, tha kryeministri Hristijan Mickoski lidhur me deklaratën e komisioneres evropiane Marta Kos, sipas të cilës vendi duhet t’i zbatojë ndryshimet kushtetuese.

Samir Mustafa /SHENJA/