Ballina Aktualitet (VIDEO) Programi “Shkolla e Matematikës”, shkolla e parë virtuale në Maqedoninë e...

(VIDEO) Programi “Shkolla e Matematikës”, shkolla e parë virtuale në Maqedoninë e Veriut

Gjatë ditës së sotme në kuadër të programit Shkolla e Matematikës, shkolla e parë virtuale në Maqedoninë e veriut, Vlora Ademi, themeluese e digitime, në këtë konferencë për shtyp theksoi fillimin e idesë së këtij programi nga ku theksoi se vizioni i saj ishte të krijojë një hapësirë ku të rinjtë mund të zhvillojnë potencialet e tyre dhe të hapin horizonte të reja përmes edukimit në matematikë dhe në shkencë. Dëshira e saj si profesioniste rezultoi në këtë program për mbështetje të potencialeve të femijëve dhe të hapin horizonte të reja nga ku mund të përfaqësojnë maqedoninë e Veriut jo vetëm në vendin tone por edhe jasht.

Vlora Ademi, themeluese e digitime

Kjo iniciativë lindi nga pasioni i thellë për tu dhënë zë talenteve tanë dhepër ti drejtuar ata në një të ardhme të shkëlqyer. Kemi pa se edukimi në fushën e matematikës është një katalizator I vetëm për zhvillimin individual shoqëror poashtu ekonomik, ne duam të fuqizojmë dhe të krijojmë një brez të ri liderësh dhe inovatorësh të cilët jo vetëm do të sfidojnë teknologjinë e inteligjencës artificiale dhe jo vetëm si përdorues I teknologjisë por edhe si zhvillues të teknologjisë dhe të cilën mund ta përfaqësojnë Maqedoninë jo vetëm në vendin tone por edhe jasht”.

Siç theksoi ajo, krijimi I kësaj shkolle është si rezultat I nevojës që ata panë në tregun tonë pasiqë shumë pak shqipëtarë përfaqësojnë këto lloj gara. Ajo shtoi se përmes këtij programi ka parë që për këta talentë duhet mobilizim dhe se programi I tillë që zgjati 2 muaj e gjysmë nuk është mbarim por është fillim I një nisme të re.

Poashtu ajo shprehi mirënjohje edhe për partnerët që e mbështetën realizimin e këtij programi, Univerzitetin e Evropës Juglindore, Fondacioni Metamorfozis, Fondacioni Albiz dhe kompaninë Fluid që siç tha ajo, falë tyre ky projekt ariti të bëhet realitet.

Vlora Ademi, themeluese e digitime

Univerziteti i Evropës Juglindore hapi dyert për të shfrytëzuar, ky lloj programi ishte në mënyrë hibride dhe ca sesione kanë qenë të mbajtura me presence fizike nëkëtë objekt ndersa fondacioni Albiz ishte ndër të parët që besoi në këtë iniciativë dhe shpërblyen me 20 bursa për studentët më të mirë, ndërsa metamorfozis ofroi dhuratat që do të pasojnë për fëmijët që rezultuanme çmimet e para”.

“Ne jemi me ju së bashku që të iu mbështesim në rugetimin identifikimin krijimin e mundësive për talentët e rinj dhe ky është një hap shumë I rëndësishëm”, u shpreh drejtori I fondacionit Albiz.

Përfaqësuesi i fondacionit metamorfozis u shpreh se misioni tyre ka qenë të krijojnë një shoqëri të bazuar në njohuri dhe se sipas tij nuk ka azgjë më të mirë se kjo nismë.

Ky program përfundoi me një ceremony përfundimtare nga ku u bë ndarja e çertifikatave dhe dhuratave për fëmijët.

Anida Murati /SHENJA/