Në fshatin Pallçisht i Poshtëm, Komuna e Bogovinës, dje në ora 12 e 40 minuta, efektivët e policisë nga njësia policore në Kamjan, kanë ndaluar personin me inicialet I. S. (43 vjeç) nga Sellca e Keqe e Komunës së Bogovinës, ndërsa në ora 17 e 30 minuta , në Bulevardin „Vëllezërit Gjinoski“ në Gostivar, efektivët nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar, kanë ndaluar personin me inicialet S. Sh. (42 vjeç), gjithashtu nga Sellca e Keqe.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se ata dyshohen se kanë kryer disa vjedhje të rënda në rajonin e Gostivarit dhe në Komunën e vrapçishtit, ku kanë marrë bagëti dhe makineri të ndryshme.
“Ata janë ndaluar në stacionin policor të Gostivarit, ndërsa tek ata janë gjetur sende që rrjedhin nga veprat penale, të cilat do t’u kthehen pronarëve të tyre. Pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të bëhen kallëzimet përkatëse”, thonë nga MPB, transmeton Tetova News
Video bonus: