Kryeministri Edi Rama ka reaguar për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u godit me thikë në zemër pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij dy ditë më parë, pasi kishte mbaruar mësimin.
“Prej tre ditësh i madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabër e një nxënësi 14 vjeçar e gjithë dinamika nxjerr në pah kërcënimin permanent ku tik tok apo Snapchat thithin përditë fëmijët që në moshat më të vogla.
Autoriteti i prindërve apo mësuesve sfidohen orë e çast nga bota paralalele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, e deri shëndeti mendor vihen në pikëpyetje. Janë të vërteta që nuk është e vështirë të biem dakord.
Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtjës, por pa rezultat. Jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike.
Austrial e Franca po diskuton vendosjen si kusht hapjen e një llogarie online të fëmijëve. Por tej këtyre përpjekjeve, porblemi ende i hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre.
Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, kur në fakt efektiviteti i tyre është i ulët, ndërsa stimujt e dhunës dhe bullizmit vetëm rriten, apo të ndërmarrim një masë drastike, për mbylljen e plotë të Tik tok dhe Snapchat. Do e hedhim për diskutim të gjerë”, tha Rama.
Video bonus: