Ballina Kronika Vritet përpara një lokali 42-vjeçari shqiptar, dyshohet se u godit me kaçavidë...

Vritet përpara një lokali 42-vjeçari shqiptar, dyshohet se u godit me kaçavidë në fyt nga një bashkatdhetar! Viktima, baba i dy fëmijëve

Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme përpara një lokali në Bettola të Italisë.

Sipas medieve të huaja, shqiptari është goditur tre herë në qafë nga një ose më shumë autorë që u larguan nga vendngjarja.

42-vjeçarin e dërguan menjëherë në spital, por fatkeqësisht plagët që kishte marrë rezultuan fatale për shqiptarin.

Ndërkohë ende nuk është bërë e ditur se përse ndodhi ngjarja.  Policia italiane po punon për kapjen e personit/ave përgjegjës. /vizionplus.tv