Ballina Bota Zëdhënësi i Kremlinit: Putini nuk ka në plan të përgëzojë Trump-in

Zëdhënësi i Kremlinit: Putini nuk ka në plan të përgëzojë Trump-in

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka në plan të përgëzojë Donald Trump, tha zëdhënësi i Kremlinit, duke shtuar: “Të mos harrojmë se po flasim për një vend jo mik që është i përfshirë drejtpërdrejt dhe indirekt në luftën kundër shtetit tonë”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia po monitoron me kujdes informacionin mbi zgjedhjet në SHBA dhe nuk ka gjasa të japë një vlerësim zyrtar derisa të shohë “fjalë dhe veprime konkrete”.

“Duhet ende të presim, duke pasur parasysh se presidenti aktual i SHBA-së do të qëndrojë në detyrë për gati një muaj e gjysmë tjetër”, tha Peskov në një për shtyp të mërkurën.

“Ne po analizojmë me kujdes gjithçka, po vëzhgojmë dhe do të nxjerrim përfundime bazuar në fjalë dhe veprime specifike”, tha Peskov.

“Ne kemi thënë në mënyrë të përsëritur se SHBA-ja është në gjendje të ndihmojë për t’i dhënë fund konfliktit. Sigurisht, kjo nuk mund të arrihet brenda natës.”

Kur u pyet nëse Trump mund të ofendohej nga mungesa e urimeve të Putinit, zëdhënësi i Kremlinit shtoi: “Është praktikisht e pamundur që marrëdhëniet të përkeqësohen më tej. Marrëdhëniet janë aktualisht në pikën e tyre më të ulët historike”./vizionplus.tv