Ballina Bota Zelensky: Kemi çdo shans për t’i dhënë fund luftës në 2025-ën

Zelensky: Kemi çdo shans për t’i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti Zelensky u shpreh se lufta Rusi-Ukrainë do të marrë fund në vitin e ardhshëm, Pra në 2025.

Ai e deklaroi këtë gjatë një bisede me mediat e huaja në kuadër të Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të grurit nga Ukraina, raporton korrespondenti i Ukrinform.

“Sa i përket kohës kur do të përfundojë lufta, do të përfundojë kur Rusia të vendosë se dëshiron t’i japë fund luftës. Kur SHBA të marrë një pozicion më të fortë. Kur Jugu Global të qëndrojë me Ukrainën dhe në favor të përfundimit të luftës. Kjo do të jetë një rrugë e vështirë, por jam i bindur se kemi çdo shans për ta arritur këtë vitin e ardhshëm”, tha Zelensky.