Ballina Bota Zyrtari rus: Jemi gati të dëgjojmë propozimin e Trump për përfundimin e...

Zyrtari rus: Jemi gati të dëgjojmë propozimin e Trump për përfundimin e luftës në Ukrainë

Rusia është e gatshme të dëgjojë propozimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha një zyrtar rus.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se Moska dhe Uashingtoni shkëmbejnë sinjale për Ukrainën përmes “kanaleve të mbyllura”.

Rusia është e gatshme të dëgjojë propozimet e Trump për Ukrainën, me kusht që ato të jenë “ide se si të shkohet përpara në marrëveshje, dhe jo në fushën e ndihmës së mëtejshme për regjimin e Kievit”, tha Ryabkov sot në një intervistë me Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax.

Rusia duket se po përgatit një fushatë të re sulmesh ajrore dhe zyrtarët ukrainas po kërkojnë ndihmë nga Perëndimi për t’u mbrojtur.

Megjithatë, ka dyshime se çfarë mund të presë Kievi nga administrata e re amerikane.

Trump ka kundërshtuar vazhdimisht ndihmën e SHBA për Ukrainën, ka bërë premtime të paqarta për t’i dhënë fund luftës dhe ka lavdëruar presidentin rus Vladimir Putin.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell, siguroi Ukrainën për mbështetjen evropiane.

“Mbështetja e BE-së për Ukrainën ka qenë prioriteti im personal gjatë mandatit tim dhe do të mbetet në krye të agjendës së BE-së”, shkroi Borrell në rrjetin social X. /vizionplus.tv