Manjatja vietnameze e pronave, Truong My Lan, ka humbur apelin kundër dënimit të saj me vdekje për organizimin e mashtrimit më të madh bankar në botë.
68-vjeçarja tashmë është “në një garë” për jetën e saj, sepse ligji në Vietnam thotë se nëse ajo mund të paguajë 75% të asaj që mori, dënimi i saj do të ndryshohet me burgim të përjetshëm.
Në prill, gjykata zbuloi se Truong My Lan kishte kontrolluar fshehurazi Saigon Commercial Bank, huadhënësi i pestë më i madh në vend, dhe kishte marrë hua para për më shumë se 10 vjet përmes një rrjeti kompanish guaskë, që arrinin në një total prej 44 miliardë dollarësh.
Nga këto prokurorët thonë se 27 miliardë dollarë u përvetësuan dhe 12 miliardë dollarë u gjykuan se ishin përvetësuar, ky ishte krimi më i rëndë financiar për të cilin ajo u dënua me vdekje.
Truong My Lan është një nga gratë e pakta në Vietnam që u dënua me vdekje për një krim të kësaj natyre.
Të martën, gjykata tha se nuk kishte bazë për të ulur dënimin me vdekje të Truong My Lan. Megjithatë, ajo ende mund të shmangë ekzekutimin nëse kthen 9 miliardë dollarë, tre të katërtat e 12 miliardë dollarëve që ajo përvetësoi. Nuk është apeli i saj përfundimtar dhe ajo ende mund t’i bëjë kërkesë presidentit për amnisti.
Gjatë gjyqit të saj, Truong My Lan ndonjëherë ishte sfiduese, por në seancat e fundit për apelimin e saj kundër dënimit ajo ishte më e penduar.
Ajo tha se ndihej e turpëruar dhe se mendimi i saj i vetëm ishte të kthente atë që kishte marrë.