Boksieri shqiptar Florian Marku është arrestuar mbrëmjen e sotme në Gjermani për llogari të drejtësisë greke.
Mediat greke raportojnë se ndaj Florian Markut ishte dhënë një dënim me shtatë vite burg për çështje të përdorimit të armëve dhe lëndimeve trupore.
Sipas mediave greke Marku ka qenë edhe më parë në burg, i përfshirë në një incident me kallashnikov. Vitet boksieri shqiptar ka qenë në Britaninë e Madhe ku është bërë boksier profesionist dhe ka fituar tituj ndërkombëtarë.
Marku e ka filluar karrierën e tij në kikboks, më pas kaloi në MMA (Artet e Përziera Marciale) dhe boks.