Ballina Top Lajm Del një VIDEO e re e Parashqevi Simakut, falënderon edhe në shqip

Del një VIDEO e re e Parashqevi Simakut, falënderon edhe në shqip

Ditën e djeshme, një video e ikonës së muzikës shqiptare Parashqevi Simaku, u bë virale në rrjetet sociale. Në këto pamje ajo shihej teksa fliste për ndihmat sociale amerikane duke thënë se “na mbajnë gjallë”.

Ndërkohë, ditën e sotme një shqiptare në New York e ka takuar këngëtaren e madhe e cila për herë të parë pas shumë vitesh ka folur dhe në gjuhën shqipe.

Në videon e postuar, këngëtarja thotë se ka problem të flasë shqip, pasi prej shumë vitesh komunikon anglisht dhe shkollën e ka kryer në gjuhën angleze.

“Me ty për herë të parë që kam folur shqip, kam harruar të gjithë këto vite dhe kam harruar. Studiova në anglisht”, dëgjohet të thotë Parashqevia, ndërkohë bashkëatdhetarja e saj i thotë që të mos humbë shpresën dhe se shqiptarët e duan po njësoj, si para shumë vitesh kur adhuronin zërin e saj.