Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani ka shpërndarë një lajm të gëzuar pasditen e sotme, teksa ka njoftuar se këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka arritur të komunikojë më në fund me djalin e saj dhe ish-bashkëshortin përmes një video-telefonate.
Ai e ka bërë këtë njoftim në Instagramin e tij, pasditen e sotme, ndërsa një ditë më parë tregoi se kishte qenë në kontakt me djalin e këngëtares dhe se po përpiqej që ata të mund të kishin një komunikim.
Eltoni theksoi gjithashtu se këngëtarja kishte 8 vjet që priste mundësinë të takohej dhe të komunikonte me të birin.