Ballina Kronika EMRI/ I dënuar me 27 vite burg si drejtues karteli, kush është...

EMRI/ I dënuar me 27 vite burg si drejtues karteli, kush është shqiptari që përfitoi faljen nga Biden

Presidenti në detyrë i SHBA-ve, Joe Biden, ju ka faluar ose ulur dënimet më shumë se 1500 personave të dënuar, përfshirë edhe drejtuesve të karteleve apo trafikantëve të drogës.

Mes emrave të personave të liruar nga Biden është edhe ai i shqiptarit Francesk Shkambi, i dënuar në vitin 2014 me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale që kontrabandonte drogë në SHBA nga Shqipëria.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Shkambi ishte përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, heroinës, marijuanës dhe pilulave ekstazi.

“Shkambi gjithashtu negocioi me një burim të huaj për të trafikuar kokainë nga Meksika në Evropë. Juria e gjeti Shkambin përgjegjës për trafikimin e 85 kilogramë kokainë, 4 kilogramë heroinë, afërsisht 122 paund marijuanë dhe 4000 pilula ekstazi”, tregojnë të dhënat.

Në fillim, Shkambi pritej të lirohej në vitin 2029, sipas Byrosë Federale të Burgjeve (BOP). Ky veprim i fundit nga administrata Biden ka ngjallur reagime të shumta, duke përfshirë debate mbi përfshirjen e individëve me dënime të larta në listën e të falurve.