SHBA- Biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptaro-amerikan, Elton Ilirjani për mes një instastory ka njoftuar se ka takuar artisten shqiptare, Parashqevi Simaku në New York. Ilirjani ka postuar një foto me këngëtaren ndërsa shkruan se ajo është mirë.
Më tej ai thekson se sapo janë takuar dhe kanë pirë kafen e parë bashkë. Sipas Ilirjani ajo do të jetë shumë më mirë tani që do të këndojë sërish për publikun shqiptarë.
“Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë. Ajo do jetë shumë mirë tani dhe do këndojë sërish për publikun shqiptar!” shkuhet në instastoryn e Ilirjanit.