Ballina Aktualitet Gazetari maqedonas shqyen kartën e “Neptun”-it: Nuk do blej aty më sepse...

Gazetari maqedonas shqyen kartën e “Neptun”-it: Nuk do blej aty më sepse ‘gazda’ i Neptun ndihmoi krimin, transportoi Grubin (VIDEO)

Gazetari dhe kryeredaktori i radios maqedonase “Lider”, Ljupço Zlatev sot në një emision live preu me gërshërë kartelën e kompanisë “Neptun”, pasi që njeriu i saj i parë e transportoi Artan Grubin në Kosovë.

Në shenjë proteste që Arsim Papraniku e ka bartur Artan Grubin përtej kufirit me Kosovën me automjetin e tij diplomatik dhe e ka shpëtuar përkohësisht nga ndjekja penale, Zlatev ka prerë me gërshërë kartonin Happy, i cili jep zbritje në dyqanet e Neptunit.

Ai theksoi se nuk do të blejë kurrë nga Neptun, e cila është kompania lider për teknikë të bardhë në Maqedoni. Ai u sugjeron të njëjtën gjë edhe dëgjuesve të tij, duke i bërë thirrje që mos të blejnë në këtë kompani. Ndaj këtij veprimi të këtij gazetari priten reagime publike.

Video: