Ballina Aktualitet “Gjatë divorcit, Parashqevia mori një pozicion ekstrem, nuk pranonte propozimet e gjykatës”,...

“Gjatë divorcit, Parashqevia mori një pozicion ekstrem, nuk pranonte propozimet e gjykatës”, zbulohet letra e ish-bashkëshortit për Elton Ilirjanin: Iu propozuan të vinte për vizitë, por…(VIDEO)

Ish-bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, i ka dërguar një letër Elton Ilirjanit, pas kontaktit mes tyre që bëri të mundur edhe bisedën e këngëtares me të birin.

Robert Nolfe: Ne ishim dy artistë që po përpiqeshim të mbanim marrëdhënien tonë por në një pikë të martesës, pas disa vitesh që përpiqeshim, nuk po funksiononte dhe vendosëm të ndaheshim siç ndodh edhe sot zakonisht.

Parashqevia u trishtua pas vdekjes së papritur të të atit dhe besoj se kjo e preku tej mase. Dëshiroj të shmang shumë detaje dhe kërkoj që të gjithë të jenë mirëkuptues në një çështje familjare ku ka dhe fëmijë. Por gjatë procesit të ndarjes ajo vetëm mori një pozicion ekstrem dhe nuk pranonte asnjë propozim të bërë nga gjykatësi. Në media janë thënë shumë gjëra të cilat nuk janë të vërteta, dhe në fakt asaj i është dhënë mundësia për vizita por janë refuzuar.

Gjatë gjithë kohës, vëmendja ime ishte mirëqenia e djalit tim, dhe mora mjaft këshilla nga të caktuarit e gjykatës. Në atë kohë kam qenë në kontakt me familjen e saj në Shqipëri duke i informuar për situatën, por e di që ishte njësoj e vështirë për të gjithë. Pas divorcit, ashtu si shumë të tjerë ne humbëm lidhjet me Parashqevinë. Do të thosha se nuk është e lehtë për një burrë t’i jepet kujdestaria, dhe unë nuk u nisa për këtë fillimisht, por në fund kjo është ajo që ndodhi. Kjo me vendosi në një sfidë personale si një baba i vetëm që punonte për një farë periudhe.

Ishte emocionuese të shihje buzëqeshjen e saj në videot e tua, Elton, dhe unë besoj se ka një dritare ku të lëmë pas të gjitha këto dhe të shohim përpara. Biri ynë nuk është më fëmijë, por një djalë i ri i mirë që merr vendimet e veta. Jam i lumtur të të them se ai pranoi të flas me të dhe dhe po kujdesemi që ai të rilidhet me të me shpresën se do të jetë më e mira për të gjithë.

Atyre që më kanë dërguar mesazhe kërcënuese mua dhe familjes sime i bëj thirrje të fokusojnë energjitë në pasion dhe vlerësim, nëse zgjedhin të shprehen me dritë pozitive për këtë thesar kombëtar të gjetur së fundmi.

Dëshiroj personalisht të të them faleminderit Elton që e bëre të mundur gjithë këtë.