Dy skiatorë në rajonin austriak të Tirolit kanë humbur jetën këtë të enjte (26 dhjetor), pasi u ‘varrosën’ nga një ortek.
Aksidenti ndodhi pak para mesditës, pranë majës së malit Rosskopf në Hippach, kur masa e dëborës vuri nën vete dy personat që po praktikonin turneun e skive. Lajmin e raportoi gazeta Tiroler Tageszeitung.
Tre helikopterë morën pjesë në operacionet e shpëtimit, gjatë të cilave u gjetën dy të vdekurit dhe një person i tretë që mendohet se gjithashtu është goditur nga orteku dhe po vijojnë kërkimet.