Ballina Bota Kancelari gjerman vizitë të papritur në Kiev: Ukraina mund të mbështetet te...

Kancelari gjerman vizitë të papritur në Kiev: Ukraina mund të mbështetet te ne

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Kiev në një vizitë të papritur, njoftoi sot transmetuesi publik ZDF.

Udhëheqësi gjerman do të zhvillojë bisedime me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe gjithashtu do të njoftojë dorëzimin në dhjetor të armatimeve të tjera me vlerë 650 milionë euro.

“Ukraina mund të mbështetet te ne. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.”

“Për ta bërë të qartë përsëri, unë udhëtova për në Kiev sonte: me tren përmes një vendi që ka mbrojtur veten kundër agresionit rus për më shumë se 1000 ditë,” tha ai./vizionplus.tv