Shërbimet ukrainase të sigurisë kanë marrë përgjegjësinë për operacionin e sofistikuar për vrasjen e Igor Kirillovit në Moskë.
Sipas BBC-së, një skuter elektrik i mbushur me eksploziv ka shpërthyer kur Kirillov dhe asistenti i tij u afruan te ndërtesa ku ishte vendosur skuteri elektrik.
Shërbimet ukrainase të sigurisë kanë deklaruar se Kirillov ishte cak i mirëmenduar për shkak se ishte kriminel lufte që dha urdhër për përdorimin e armëve kimike kundër ushtrisë ukrainase.
SBU-ja ka pretenduar se armët kimike janë përdorur në Ukrainë më shumë se 4 mijë e 800 herë qëkur Rusia nisi pushtimin e plotë të shtetit fqinj në shkurtin e vitit 2022.
A video of Ukraine’s special operation to eliminate high-ranking Russian General Kirilov in Moscow has surfaced online.
The footage shows he and his assistant exiting a building, with the infamous scooter nearby. As they enter the blast zone, the scooter explodes.
— Tetova News (@tetovanews.bsky.social) December 17, 2024 at 2:49 PM
Ky shërbim e ka akuzuar gjeneralin rus Kirillov për krime lufte.
Koloneli ukrainas Artem Vlasiuk ka thënë se më shumë se 2 mijë ushtarë ukrainas janë hospitalizuar nga helmimi kimik.
Sipas SBU-së, forcat ruse kanë lëshuar bombat kimike nëpërmjet dronëve.
“Granatat kimike” lëshojnë gaz që irritojnë sytë dhe sistemin e frymëmarrjes.
Në muajin tetor, Mbretëria e Bashkuar kishte sanksionuar Kirillovin dhe e kishte bërë përgjegjës për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme ruse./Paparaci.