Ballina Bota Macron refuzon të largohet, Presidenti i drejtohet kombit dhe premton se do...

Macron refuzon të largohet, Presidenti i drejtohet kombit dhe premton se do ta zgjidhë krizën politike

Pas dorëheqjes së kryeministrit francez, president Emmanuel Macron iu drejtua kombit, duke u zotuar të zgjidhë ngërçin politik.

“Ne nuk mund të përballojmë mosveprim. Në ditët në vijim do të emëroj një kryeministër që bashkon forcat politike. Unë do ta ngarkoj atë për formimin e një qeverie me interes të përgjithshëm që përfaqëson të gjitha forcat politike të një harku qeverisjeje që mund të marrë pjesë në të ose, së paku, që merr përsipër të mos e censurojë”, tha Presidenti.

Macron iu përgjigj edhe kundërshtarëve, të cilët i kërkuan të largohet nga posti i Presidentit.

“Unë do të nderoj mandatin për të cilin më zgjodhën francezët deri në ditën e fundit. Përgjegjësia për rënien e qeverisë Barnier dhe dështimin për të lëvizur “nuk është e imja, por e parlamentit. Unë jam zgjedhur në mënyrë demokratike për një mandat 5-vjeçar dhe do të qëndroj deri në fund. E dini, nuk do të mund të kandidoj më në vitin 2027. Ja pse i vetmi kalendar që ka rëndësi për mua nuk është ai i ambicieve, është ai i Kombit tonë, në thelb ai që ka rëndësi për ju, për ne”, shtoi Macron.

Presidenti francez e përfundoi fjalimin e tij duke bërë thirrje për unitet. Të mërkurën, Asambleja Kombëtare franceze rrëzoi qeverinë e Michel Barnier, vetëm tre muaj pasi ai mori pushtetin. Kjo është hera e parë që ndodh në 60 vitet e fundit në këtë vend dhe e fut vendin në një periudhë pasigurish të forta politike dhe financiare. /vizionplus.tv