Është ndarë nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti i Vushtrria FC, Erjon Morina.
Lajmin e ka konfirmuar babai i futbollistit, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Ylli babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty! Do jesh ylli që do na ndriçon gjithmonë”.
Morina e ka nisur karrierën te FC Prishtina, derisa ka luajtur edhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa Pejë, Drenica, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë.
Futbollisti Erjon Morina i cili vdiq sot, do të varroset nesër.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i të ndjerit, Ilir Morina, përmes një publikimi në Facebook. Ai njoftoi se varrimi do të bëhet në orën 14:00 në lagjen Mzezet, në Drenovc të Malishevës.
“Ngushellimet nesër para varrimit do bëhen ne fshat (Drenovc). E pamja do te vazhdoi nga data 14.12.-16-12.2024 (3 ditë) në lagjen “Qëndresa”, Rruga Sefedin Vitia Veternik, Prishtine!”, ka shkruar Morina.
Njoftim mortor!
Të nderuar familjarë, miq, shoqëri e kolegë,
Ju njoftojmë se sot u perjetesua djali ynë i dashur Erjon Morina (16.07, 2002-12.12, 2024)
Me 24 tetor 2024 pas një problemi ne zemër gjatë stervitjeve në FC Vushtria ne Vushtrri, pasi u rrezua dhe humbi vetedijen, Erjoni u transportua ne Qendren Klinike Universitare ne Prishtinë dhe deri me sot qendroi në komë të rëndë.
Pas perpjekjeve të vazhdueshme të stafit te Intenzives në Kardiokirurgji, Erjoni sot iu dorezua botes tjeter, Allahu e meshirofte!— feeling sad.
Familja ju njofton se varrimi do të behet neser, me date13 dhjetor 2024 në oren 14:00 në lagjen Mzezet në fshatin Drenovc te Malishevës.
Ngushellimet nesër para varrimit do bëhen ne fshat (Drenovc).
E pamja do te vazhdoi nga data 14.12.-16-12.2024 (3 ditë) në lagjen “Qëndresa”, Rruga Sefedin Vitia Veternik, Prishtine!
Falenderoj nga zemra te gjithë stafin e Intenzivës së QKUK-së që luftuan së bashku me ne dhe Erjonin deri ne minutën e caktuar nga Zoti!
I falenderoj te gjithe njerzit ne Kosovë dhe jashtë saj që parreshtur janë lutur gjatë gjithë kohes per Erjonin.
Zoti e deshi me shume se ne, dhe ai u kthye te i gjithfuqishmi, inshalla e takojme në lulet e xhenetit!/Ilir Morina