Këshilltarët e Donald Trump po bëjnë propozime për t’i dhënë fund luftës së Ukrainës që do t’i dorëzonte Rusisë pjesë të mëdha të vendit.
Kështu raporton Reuters, duke cituar deklarata dhe intervista të njerëzve më të afërt të Presidentit të zgjedhur amerikan.
Propozimet e tre këshilltarëve kryesorë, përfshirë të dërguarin e ardhshëm Rusi-Ukrainë, Keith Kellogg kane disa elemente, duke përfshirë heqjen e opsionit së anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Sipas mediave ndërkombetare, nëse Ukraina nuk pranon të ulet në negociata, mund t’i ndalohet ndihma ushtarake. Nga ana tjetër nëse Putin nuk pranon të hyjë në bisedime do ta rritet ndihma për Kievin.
Trump është zotuar se do t’i japë fund luftës gati tre vjeçare brenda 24 orëve pas inaugurimit të tij si president.
Analistët dhe ish-zyrtarët e sigurisë kombëtare shprehin dyshime të mëdha që presidenti i zgjedhur amerikan mund ta përmbushë një premtim të tillë për shkak të kompleksitetit të konfliktit.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke u përballur me humbjet territoriale në rritje, ka treguar se mund të jetë i hapur për negociata. Por ai ende synon anëtarësimin në NATO.
Rusia tashmë kontrollon të gjithë Krimenë, pasi e ka marrë atë në mënyrë të njëanshme nga Ukraina në 2014 dhe ka aneksuar rreth 80% të Donbasit, i cili përbëhet nga Donetsk dhe Luhansk, si dhe më shumë se 70% të Zaporizhzhia dhe Kherson si dhe pjesë të vogla të rajonet e Mykolaiv dhe Kharkiv./vizionplus.tv