Ballina Bota Presidenti korean drejt shkarkimit, opozita në Korenë e Jugut dorëzon mocionin pas...

Presidenti korean drejt shkarkimit, opozita në Korenë e Jugut dorëzon mocionin pas trazirave që shkaktoi ligji ushtarak

Partitë opozitare të Koresë së Jugut dorëzuan sot një mocion për shkarkimin e presidentit Yoon Suk Yeol.

Ai  po përballet me një trysni të shtuar për të dhënë dorëheqje disa orë pasi përfundoi ligji jetëshkurtër ushtarak i shpallur nga ai.

Mocioni mund të hidhet në votim jo më vonë se dita e premte.

Këshilltarët e lartë dhe sekretariati i presidentit kanë ofruar dorëheqjen në mënyrë kolektive.

Ndërkohë, anëtarët e kabinetit përfshirë ministrin e Mbrojtjes Kim Yong Hyun, përballen gjithashtu me thirrje për largim.

Një ditë më parë  Yoon papritur  shpalli ligjin ushtarak,  për të mbrojtur vendin nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për eliminimin e segmenteve antishtetërore.

Por, ligji i tij ushtarak u zbatua për vetëm gjashtë orë, pasi deputetët hynë me forcë në  Asamblenë  Kombëtare  duke u përleshur me ushtarët dhe votuan për ta rrëzuar atë.

Pas votimit të asamblesë, Presidenti Yoon njoftoi se po anulonte vendimin e tij.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e mirëpriti   këtë vendim.

“Ne vazhdojmë të presim që mosmarrëveshjet politike të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në përputhje me sundimin e ligjit”, tha Blinken.

Gjasat janë që presidenti të shkarkohet pasi opozita ka 192 vota  nga 200 të nevojshme. Pro mund të votojnë  dhe deputetët e partisë së tij./vizionplus.tv