Ballina Aktualitet Presidentja Osmani takon Presidentin e Këshillit Evropian: Kosova e gatshme të bashkëpunojë...

Presidentja Osmani takon Presidentin e Këshillit Evropian: Kosova e gatshme të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, në Bruksel, është pritur në takim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Siç thuhet në njoftimin e Presidencës, në këtë takim, Osmani e ka uruar atë për detyrën e re, duke shpresuar në vazhdimin e bashkëpunimit në interes të përbashkët.

Osmani diskutoi për zhvillimet në fushën e sigurisë, përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës.

Gjatë takimit, thuhet se Osmani i ka ofruar Presidentit Costa edhe dëshmitë për lidhjet e Serbisë me sulmin e fundit në Ibër Lepenc, si dhe me sulmin e shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë.

“Presidentja Osmani diskutoi për zhvillimet në fushën e sigurisë, përfshirë sulmin e fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës, sulm ky që kishte për qëllim që të linte një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës pa ujë, pa energji elektrike, pa ngrohje dhe me pengesa në sistemin e telekomunikimit”, thuhet në njoftim.