Pas listës së zezë amerikane dhe “Stop listës”, Ramiz Merkos i është sekuestruar edhe pasaporta, shkruan deputeti i VLEN-it Bekim Qoku.
Postimi i plotë:
Bëhet e ditur se kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko ditën e djeshme, pas Listës së zezë amerikane, është futur edhe në “Stop listë”, ndërsa gjatë ditës së sotme i është konfiskuar edhe pasaporta. Me këtë parandalohet arratisja e tij jashtë vendit.
Ramizi është edhe trupmadh, kështu që duhet një bagazh a gepek më i madh për ta kontrabanduar jashtë kufirit.
Drejtësia vonon po nuk harron.
Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund. Dhe kjo duhet të numërohet si një nga arritjet më kulmore të VLENit.
Artan Grubi po e heq këmbën zvarrë.
Dënimi dhe burgosja e Ramiz Merkos nuk do të korrigjojë disa dëme që janë të pariparueshme, por do të frikësojë ramizat tjerë të mos ndihen të paprekshëm dhe të pandëshkueshëm dhe t’i frikësohen drejtësisë.