Ballina Bota Rutte: Po e monitorojmë situatën në Kore të Jugut hap pas hapi

Rutte: Po e monitorojmë situatën në Kore të Jugut hap pas hapi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se po e monitorojnë situatën në Korenë e Jugut “hap pas hapi”.

Rutte shton se marrëdhënia e tyre me Korenë e Jugut “është kyçe, marrëdhënia jonë është e hekurt… kjo nuk do të ndryshojë”.

Koreja e Jugut nuk është anëtare e NATO-s, por është një aleat i madh i saj në rajonin e Indo-Paqësorit.

Ndërkaq, deputetët e Koresë së Jugut kanë filluar procedurat e shkarkimit të Presidentit Yoon Suk Yeol pasi penguan lëvizjen e tij tronditëse për të vendosur ligjin ushtarak, shkruan BBC.

Presidenti kishte thënë se ligji ushtarak ishte i nevojshëm për të mbrojtur vendin nga “forcat komuniste të Koresë së Veriut” dhe për “eliminimin e elementeve antishtetërore”.

Megjithëse ai përmendi Korenë e Veriut, vendimi i Presidentit Yoon u pa si një përgjigje ndaj presionit të brendshëm dhe një sërë skandalesh

Më pak se dy orë pas deklaratës së tij, deputetët hynë me forcë në Asamblenë Kombëtare dhe votuan për të bllokuar vendimin e tij – disa thyen barrikadat për të hyrë në ndërtesë. Një deputet i tha BBC-së se protestuesit e ndihmuan atë të ngjitej mbi një mur.