Ballina Aktualitet Saubermacher: Vërejtjet për pagesë të faturave për shërbimet komunale nuk dhanë fryt,...

Saubermacher: Vërejtjet për pagesë të faturave për shërbimet komunale nuk dhanë fryt, jemi të detyruar të fillojmë procedurat e mbledhjes së detyruar

Nga kompania “Saubermacher”, e cila kujdeset për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave komunale në territorin e Komunës së Tetovës, thonë se ditët në vijim do të detyrohen të fillojnë procedurat gjyqësore, gjegjësisht procedurat për mbledhje të detyruar. Nga kompania shtojnë që ky hap pason pas apeleve të shumta për pagesë të rregullt të faturave për shërbimet komunale dhe vërejtjeve për faturat e papaguara që u janë dërguar përdoruesve në periudhën e kaluar.

Procesi i arkëtimit të detyrueshëm do të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ndërkohë Saubermacher u bën thirrje edhe një herë përdoruesve të shërbimeve të tyre që të shlyejnë borxhin e papaguar, në mënyrë që të shmangen shpenzimet shtesë gjatë fillimit të procedurës së mbledhjes së detyruar dhe përmbarimit, si dhe të kemi një qytet më të pastër për të cilin punëtorë të kompanisë punojnë të palodhur në tre turne.

“Për menaxhimin e mbeturinave në tërë territorin e Komunës së Tetovës janë angazhuar shumë punëtorë, në tri ndërrime, pa marrë parasysh kohën dhe kushtet atmosferike, të gjitha me synimin për një qytet më të pastër dhe një mjedis më të pastër. “Pagesa e rregullt e faturave është një motivim shtesë për punëtorët që kujdesen për një qytet të pastër, pa mbeturina dhe duke ofruar shërbime cilësore për të gjithë”, bëjnë të ditur kompania Saubermacher.

Nëse qytetarët ende përballen me të dhëna të papërshtatshme në faturën e tyre të shërbimeve, duhet të kontaktojnë menjëherë kompaninë tonë, informoi Saubermacher. “Apel për qytetarët nëse kanë të dhëna të papërshtatshme (vendbanim, adresë apo të dhëna të tjera të përdoruesit) në faturat e dorëzuara që menjëherë të kontaktojnë, regjistrohen apo lajmërohen në zyrat tona në Pallçisht të poshtëm, në Tetovë në sportelin e përkohshëm në objektin e komunës , zyra pranë komunës si dhe zyren tone – pike pagesore ne ambjentet e NPK-së (tregu i gjelbër) ose në mënyrë elektronike me e-mail në contact@saubermacher-tetovo.mk. Shfrytëzuesit duhet të kenë me vete dokumente, dhe atë letërnjoftim dhe fletëpronësi për objektin banesor ose afarist.

Gjithashtu apelojmë që mërgimtarët që kthehen në vendlindje gjatë pushimeve të regjistrohen, raportojnë dhe korrigjojnë të dhënat dhe nëse është e nevojshme të raportojnë çdo paqartësi. Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e mërgimtarëve të cilëve u reduktohet me 50% fatura e shërbimeve komunale për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve për faktin se nuk janë rezidentë dhe e njëjta gjë vërtetohet me dokument personal për adresë të përkohshme jashtë vendit, fatura të energjisë elektrike, si dhe fletëpronësi për objektin banesor ose afarist.

Për të lehtësuar procesin e pagesës si dhe shqyrtimin e të gjitha të dhënave dhe faturave të lëshuara, përdoruesit mund të regjistrohen në ueb portalin në “www.saubermacher-tetovo.mk”, njofton Saubermacher.

Detyra jonë është të kujdesemi për një mjedis të shëndetshëm dhe më të pastër pa mbeturina, ndërsa duke paguar rregullisht faturat edhe ju kontribuoni në krijimin e një mjedisi më të jetueshëm, shton kompania Saubermacher.