Ballina Top Lajm Shfaqi videon e bamirësisë/ “ABC7NY” jehonë Parashqevi Simakut: Këngëtare nga Shqipëria dhe...

Shfaqi videon e bamirësisë/ “ABC7NY” jehonë Parashqevi Simakut: Këngëtare nga Shqipëria dhe thesar kombëtar

Ishte televizioni “ABC7NY” që publikoi pamjet e Parashqevi Simakut teksa merrte ndihma bamirësie që sensibilizoi mbarë opinionin shqiptar.

Menjëherë pas publikimit të këtyre pamjeve, gazetari Blendi Fevziu postoi në “Instagram” momentin e shkëputur nga “ABC7NY” teksa kërkonte që t’i japin më shumë informacione rreth asaj që shfaqej nën emrin “Simaku Nolfe”.

Një shqiptare e quajtur Elvira Tata gjeti në rrugët e New Yorkut, pikërisht atë, të madhen Parashqevi Simaku. Me ndihmën e biznesmenit Elton Ilirjani, Simaku nuk gjendet më në rrugë dhe i është rikthyer këngës.

E teksa të gjitha këto kanë ndodhur në harkun e shumë pak ditëve, nuk kishte si jehona e këtij lajmi të mos shkonte tek televizioni amerikan që publikoi fillimisht pamjet e Simakut. Ata i janë rikthyer historisë duke i dedikuar një artikull dhe minuta televizive, ikonës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Më poshtë, sjellim të përshtatur në shqip artikullin e “ABC7NY”:

Një akt i thjeshtë dashamirësie që ndodhi në “Eyewitness News” është bërë tani një histori e madhe ndërkombëtare. Më 10 Dhjetor 2024, ekipi i “7 On Your Side” po ndiqte një bamirësi lokale, ku po ju shpërndaheshin çanta shpine të pastrehëve.

Nina Pineda nga ekipi jonë ndaloi për të komunikuar me një të huaj në Penn Station të New Yorkut pasi ajo mori një nga dhuratat. Gruaja u gëzua jashtë mase me frymën e festës për një dhuratë kaq të thjeshtë, një çantë shpine me furnizime dhe një shënim të shkruar me fjalë inkurajuase nga një grup i quajtur “Just Love Blessings”.

@tetovanewsCharity recipient video goes viral and reconnects singer to her Albanian community A simple act of kindness that took place on Eyewitness News has now become a huge international story. On Dec. 10, the 7 On Your Side team was following a local charity passing out backpacks to people who are homeless. 7 On Your Side’s Nina Pineda stopped to speak to a woman — a stranger in need — in New York’s Penn Station after she received one of the gifts. The woman was overjoyed with the holiday spirit of such a simple gift — a backpack of supplies and a child handwritten note with words of encouragement — from a group aptly named “Just Love Blessings.” What happened next is being called a miracle. That woman Nina spoke to mentioned she was a singer. Turns out she’s so famous, people in her home country immediately recognized her from the segment. Her name is Parashqevi Simaku. Simaku is a singer and actress from Albania, and is one of their national treasures. “She was like the Madonna of Albania,” said fan Bale Erbeli. Erbeli was cooking when she saw the clip and immediately recognized Simaku, who had stayed with her family in New Jersey back in 1986 when she was launching her career. As a result, the Albanian-American community quickly banded together, posting and sharing the clip all over social media. It even reached one of their biggest influencers, Elton Ilirjani. Elton Ilirjani is a model and CEO. Upon seeing the plight of a national icon, she and others found Simaku at Penn Station within two days. “I had been searching for her for five years,” Ilirjani said. “I ran to her and hugged her. She said stay away, I’m stinky. I slept outside.” Ilirjani offered to buy Simaku a room for her to sleep, to which she accepted. “She took a long bath. The queen was back. She did her hair and makeup,” Ilirjani said. “She was beautiful. And we went to a restaurant in Hudson Yards where she she sang in English and French.” Parashqevi told Eyewitness News no one goes from the streets to the stars, but that she is getting better and her community continues to support her.

♬ original sound – Tetova News

Ajo që ndodhi më pas, po quhet një mrekulli.

Gruaja me të cilën foli Nina është këngëtare. Rezulton se ajo është aq e famshme, sa njerëzit në vendin e saj e njohën menjëherë nga segmenti. Ajo quhet Parashqevi Simaku. Simaku është një këngëtare nga Shqipëria dhe është një nga thesaret e tyre kombëtare.

“Ajo ishte si Madona e Shqipërisë”, tha një nga fansat e saj, Bale Erbeli.

Erbeli ishte duke gatuar kur pa klipin dhe menjëherë njohu Simakun, i cili kishte qëndruar me familjen e saj në Nju Xhersi në vitin 1986 kur nisi karrierën e saj.

Menjëherë, komuniteti shqiptaro-amerikan u bashkua shpejt duke shpërndarë pamjet në të gjithë rrjetet sociale. Madje ka arritur tek një prej influencuesve më të mëdhenj, Elton Ilirjani. Ai është model dhe biznesmen.

Sapo shikoi gjendjen e rëndë të ikonës shqiptare, ai dhe të tjerë e gjetën Simakun në Penn Station brenda 2 ditësh.

“Kam pesë vjet që e kërkoja. Vrapova drejt saj dhe e përqafova. Ajo më tha ‘rri larg meje pasi kam fjetur jashtë’.”

Ilirjani tregon se i ofroi Simakut një dhomë për të fjetur: Ajo bëri një dush të gjatë. Mbretëresha ishte kthyer. Ajo bëri flokët dhe grimin. Ajo është e bukur. Dhe ne shkuam në një restorant në Hudson Yards ku ajo këndoi në anglisht dhe frëngjisht.