Ballina Kronika Shqiptari i vrau nënën, flet 29-vjeçari që u plagos teksa tentonte ta...

Shqiptari i vrau nënën, flet 29-vjeçari që u plagos teksa tentonte ta shpëtonte: Ishin bashkë për 21 vite, kurrë s’e kishte dhunuar

Ata kishin vendosur të ndaheshin para vrasjes, thotë djali i gruas 60-vjeçare e cila u vra me thikë nga partneri i saj shqiptar, 46 vjeç.

Djali i viktimës, 29 vjeç mbeti i plagosur pasi tentoi të shpëtonte nënën.

Duke folur për protothema.gr, djali i 60-vjeçaret shprehet se nëna kishte jetuar me autorin prej 21 vitesh dhe se 46-vjeçari nuk kishte treguar asnjëherë sjellje të dhunshme ndaj saj.

Në periudhën e fundit, siç shpjegon ai, kanë pasur zënka të shpeshta dhe për këtë kanë vendosur të ndahen.

“Ai kishte paketuar rrobat dhe gjërat dhe do të dilte nga shtëpia”, thekson ai.

Djali i viktimës shton se gjithçka ndodhi gjatë një debate. 46-vjeçari shqiptar kishte thikë në dorë dhe kur partnerja e tij iu lut që ta hidhte, ai e goditi në bark.

I pyetur nëse në të kaluarën ka pasur raste të tjera dhune mes 46-vjeçarit dhe nënës së tij, ai tregon se “nuk i kishte prekur asnjë fije floku”.

Sipas informacioneve të protothema.gr, autori ka vrarë bashkëshorten e tij duke e plagosur me thikë në bark ndërsa djali i saj është goditur me thikë në zonën e shpatullës.

Shqiptari është arrestuar dhe ndaj tij rëndon akuza e “vrasjes me dashje” dhe “vrasje e mbetur në tentativë”.