Pamjet nga një dron tregojnë se mbrëmjen e sotme, në rrugët që të çojnë në Damask, si dhe në drejtim të kundërt, janë krijuar radhë të gjata automjetesh.
Kjo po ndodh pasi kryeqyteti sirian u çlirua nga forcat e regjimit.
Sirianët që kanë pritur për vite me radhë rënien e regjimit të Bashar al-Asad-it, u drejtuan drejt kryeqytetit, i cili u çlirua nga luftëtarët e opozitës siriane.
Çlirimi i Damaskut dhe qyteteve të tjera siriane u festua në të gjithë vendin dhe rajonin, por edhe në botë, dhe shumë sirianë filluan të kthehen në atdheun e tyre nga Libani fqinj.