Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në një shkollë të krishterë në Madison të shtetit Wisconsin në SHBA. Një person ka hapur zjarr duke shkaktuar të paktën 4 të vrαrë.
Edhe autori është ekzekutuar më pas nga forcat e rendit. Të paktën 7 persona të tjerë rezultojnë të plagosur. CNN raporton se dyshohet që autori është student i kësaj shkolle.
Shkolla “Jetë e bollshme” është një institucion i krishterë që ka klasa nga shkolla fillore deri në të mesme me rreth 390 nxënës. Forcat e rendit thanë se vrasësi besohet të jetë një i mitur.
Autoritetet e SHBA janë ende duke hetuar në vendngjarje. Aktualisht thuhet se nuk ka kërcënime të tjera për shkollat në komunitetin aty pranë. Shkolla planifikohej të mbyllej për pushimet e Krishtlindjeve pas kësaj jave. ©LAPSI.al
Lajmi po përditësohet…