Një i ri i moshës 23 vjeçare nga Shkupi ka humbur jetën pasi gjatë ditës së djeshme ra nga një objekt në ndërtim e sipër në rajonin e Bit Pazarit. Sipas njoftimit nga MPB, i riu kishte shkuar në objekt për t’i çuar ushqim babait të tij, i cili po punonte në ndërtimin e objektit.
“Me datë 12.12.2024, në ora 10:50 në SPB-Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naumi i Ohri” në Shkup është njoftuar se me lëndime të rënda trupore tek ata është dërguar M.O. (23) nga Shkupi, i cili ka ndërruar jetë rreth orës 20:20. Sipas njoftimit, ai mori lëndime pasi ra nga një objekt në ndërtim në rajonin e Bit Pazarit, ku po i çonte ushqim babait të tij, i cili po punonte në objekt”, thonë nga MPB, duke shtuar se trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, ndërsa për ngjarjen është informuar Prokuroria dhe Inspektorati i Punës.