Ballina Kronika Tragjedia në familjen shqiptare! Sabrina ekzekutoi me 5 plumba bashkëshortin në Florida,...

Tragjedia në familjen shqiptare! Sabrina ekzekutoi me 5 plumba bashkëshortin në Florida, fqinjët: Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme

Një ngjarje e rëndë me protagonistë një çift shqiptarësh ka tronditur Floridan në SHBA.

Pajtim Krasniqi 34-vjeç nga Peja u qëllua disa her me armë nga bashkëshortja e tij Sabrina Krasniqi 27-vjeç, e cila më pas i dha fund jetës.

Sipas NY Post, Sabrina, e cila ishte modele, qëlloi me armë 5 herë bashkëshortin e saj, para se t’i jepte fund jetës. Ngjarja ndodhi në banesën e çiftit, rreth orës 12:30 të mëngjesit të së mërkurës, me kohën lokale.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, gjeti dy trupat e pajetë të çiftit.

Pajtim Krasniqi, 34 vjeç
Sabrina Krasniqi, 27 vjeç

“Gruaja e Pajtimit zgjodhi t’i merrte jetën vëllait tim kur i qëlloi 5 plumba në gjoks”, tha Albana Krasniqi Munrett në një postim zemërthyer në Facebook për vëllain e saj.

“Personi të cilit i besonte më shumë, personi me të cilin zgjodhi të kalonte jetën. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo shkatërroi familjen time. Unë dhe vëllezërit e mi nuk do të jemi kurrë të njëjtë. Kam frikë se nëna ime nuk do të shërohet kurrë.”

Brenda shtëpisë policia gjeti një arush pelushi, një kuti me trëndafila me një zemër në të dhe televizori ishte ende ndezur.

“Dëgjuam të bërtitura dhe ishte e frikshme”, tha Max Braedlin, i cili jeton matanë rrugës, për median lokale.

“Dëgjova të shtënat dhe më pas pas disa minutash makinat e policisë, dhe ishte një skenë e mbushur me njerëz.”

Policia e cilësoi vdekjen e tyre si vrasje-vetëvrasje, por nuk ka bërë me dije se cila ishin shkaqet e tragjedisë./vizionplus.tv