Eksperti i Sigurisë në Kosovë Bedri Elezi foli mbi zhvillimet e fundit në Siri ku u ndal dhe te historitë e shqiptarëve atje.
Një rast që ai evidentoi ishte i një shqiptari të Kosovës i cili kishte 12 vite pa kontaktuar me familjen e tij pasi kishte qenë i burgosur i regjimit të Assad.
‘Ka pasur një situatë kaotike ky qytetarët dhe familjarët nuk kanë pasur mundësi te kenë informacione sidomos për personat e burgosur në Siri dhe dua të përmend një rast së fundmi ku një qytetar nuk kishte komunikuar me familjen e tij që nga viti 2012 deri më sot dhe ditën e dielë kur ky burg që rrinte ai është marrë nën kontroll nga rebelët sirianë dhe shqiptari ka njoftuar familjen e tij pas lirimit që është gjallë, shëndosh e mirë dhe mezi pret që ti krijohen kushtet për tu riatdhesuar’, tha Elezi në një intervistë për Euronews.
Elezi tregoi me detaje dhe historinë e këtij personi ku shpjegoi se para 12 viteve në përpjekje për ti ikur forcave të Asaddit ai kishte kërcyer nga nje urë e lartë dhe kur kishtë rënë kishte thyer këmbët dhe më pas e kishin kapur dhe vendosur në burg dhe familja e tij nuk kishte informacione për fatin e tij që nga ajo kohë.
‘Ai është nga Komuna e Hanit të Elezit dhe kishte shkua në Siri në vitin 2012. Në fakt unë kisha komunikuar me familjen e tij dhe ju kisha thënë se ai ishte te burgu në Sednaya dhe se është gjallë. Ishte vështirë për të na besuar madje kemi pasur raste që dhe familjarët na kundërshtonin, duke thënë që kujdes se ne nuk kemi informacione fare për të afërmin.
Ky person ka qëndruar 12 vjet në burg dhe në përpjekje për tu larguar forcave të Asaddit kishte kërcyer nga nje urë e lartë dhe kur kishte rënë kishte thyer këmbët dhe atë e kishin kapur dhe vendosur në burg dhe familja e tij nuk kishte informacione për fatin e tij dhe këtë të djelë ai foli me familjarët dhe u tha që është shëndosh dhe mirë’, tha eksperti Elezi.
‘Ne kemi diku rreth 60 qytetarë të Republikës së Kosovës që ndodhen në zona që kanë qenë nën kontroll të Assadit të cilët janë familjarë madje më kujtohet kemi pasur një përpjekje me Ministrinë e Jashtme të Haradinajt për ti riatdhesuar ato dhe në kuadër të këtyre përpjekjeve ata kishin pritur rreth dy muaj në një qytet afër kufirit me Turqinë për tu futur në Turqi dhe më pas për të gjetur një mënyrë për tu riatdhesuar por ishte pamundur dhe akoma janë në Siri’, shtoi Elezi.