Ballina Teknologji E rëndë, influencerja helmoi vajzën e saj 1 vjeç për të rritur...

E rëndë, influencerja helmoi vajzën e saj 1 vjeç për të rritur ndjekësit në rrjetet sociale

Një influencere 34-vjeçare është arrestuar nga autoritetet australiane pasi zbuluan se ishte duke helmuar vajzën e saj të vogël 1-vjeçare.

Burimet policore bëjnë me dije se shkaku i helmimit të vajzës së saj ishte për të mbledhur donacione dhe për rritjen e ndjekësve të saj.

34-vjeçarja nga Queensland është shfaqur në rrjetet sociale për të luftuar vajzën e saj, e cila dyshohej se po përballej me një “sëmundje kronike”. Nga policia që është marr me këtë rast zbuluan se vajza ishte e sëmurë për shkak të barnave që influecierja i kishte dhënë, teksa e shpërndau në rrjetet sociale duke shprehur “dhimbje dhe shqetësim”, për gjendjen e së bijës.

Ajo kishte arritur të grumbullonte më shumë se 37 mijë dollarë përmes donacioneve në një faqe të krijuar në platformën GoFundMe.

Ajo akuzohet nga autoritetet për “Abuzim, Shfrytëzim të të Miturve dhe Mashtrim”.