Ballina Bota Portieri humb jetën pas një penalltie të pritur me gjoks (VIDEO)

Portieri humb jetën pas një penalltie të pritur me gjoks (VIDEO)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Edson Lopes Gama, portieri i ri 16-vjeçar, vdiq pas një goditjeje të drejtpërdrejtë të topit në zonën e kraharorit dhe diafragmës. Drama e madhe ndodhi gjatë një stërvitje me ekipin e tij amator në shtetin e Amazonas, në Brazil.

Adoleshenti, i cili u godit drejtpërdrejt nga topi mes sternumit dhe diafragmës, ra në tokë me dhimbje, pas bllokimit të penalltisë me gjoks, dhe vdiq më 5 janar në spitalin e Maues, ku u transportua me makinë gjatë një udhëtimi me rrugë rurale, që zgjati 11 orë.

Elio Lopes nuk kishte histori sëmundjesh kardiake. “Sot preke të gjithë Brazilin, kurrë nuk e imagjinoja që do të ndodhte kështu. Ishte një lojtar i përkushtuar dhe një djalë që kurrë nuk rrezatoje trishtim, gjithmonë shfaqeshe i lumtur. Vëllai im, jemi të pikëlluar që ike, por ike duke bërë atë që doje më shumë, të luaje futboll”, – shkroi vëllai i tij në rrjetet sociale.

Në varrimin e Edson Lopes, familjarët e tij kishin veshur fanellën e Gremio, ekipit për të cilin bënte tifo portieri i ndjerë.

VIDEO BONUS:

https://youtu.be/fjhTlnkPxSM