Ballina Kronika VIDEO/Aksidenti në aksin Rashçe-Saraj/ Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa...

VIDEO/Aksidenti në aksin Rashçe-Saraj/ Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë

E përditësuar: Ndërpritet aksioni në Rashçe për të vazhduar nesër me kërkimin e personit të katërt – Jozyrtarisht, tri viktimat janë gra
Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë, derisa policia dhe ekipet e shpëtimit kanë qenë deri në këto caste në kërkim të personit të katërt, për të cilin supozohej se ndodhej në makinë.

Në këto momente është ndërprerë aksioni për të vazhduar nesër, për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësisë për të parë qartë.
Jozyrtarisht, bëhet e ditur se të tri viktimat janë gra, ndërsa personi që nuk është gjendur ende është i gjinisë mashkullore.
Në makinë ka qenë edhe një fëmijë i moshës 5 vjeçe, i cili gjatë rrokullisjes ka dalë nga makina dhe fatmirësisht atë e kanë gjetur disa kalimtarë të rastit dhe e kanë dërguar në Spitalin „8 shtatori“, ku është jashtë rrezikut për jetën.

E përditësuar: Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe ekipet e shpëtimit në kërkim të personit të katërt për të cilin supozohej se ndodhej në makinë.

Paraprakisht siç ka raportuar Alsat në makinë ka qenë edhe një fëmijë i moshës 5 vjeçe i cili gjatë rrokullisjes së makinës ka dalë nga makina dhe fatmirësisht atë e kanë gjetur disa kalimtar të rastit dhe e kanë dërguar në spitalin 8 shtatori.

Burimet policore bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një makinë brenda së cilës udhëtonin 5 persona të familjes Arsllani nga Gërçeci.

Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit. Alsat mëson gjithashtu se pasagjeri i pestë është një fëmijë 5 vjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin Vardar ka fluturuar jashtë makinës, është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është sjellë në Spitalin „8 Shtatori“ në Shkup.

Ende nuk ka një pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës, ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për 4 personat e tjerë në makinën e aksidentuar./Alsat.mk

Nga MPB konfirmojnë se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar, në drejtim të fshatit Rashçe. Aktualisht, njësia speciale “Tigrat”janë në terren dhe po e nxjerrin automjetin nga lumi.

“Me datë 02.01.2025 në orën 16:00 është raportuar në SPB Shkup se një automjet udhëtar ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar,” njoftojnë nga MPB.

“Menjëherë në vendngjarje janë dërguar oficerë policie dhe shërbimi i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa ekipi i SAE Tigrat ka marrë masa për nxjerrjen e automjetit. Po ashtu, në vendngjarje është edhe prokurori publik,” shtojnë ata.

Ata po mbledhin informacione zyrtare për pasagjerët në automjet.

Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për një çift, të cilët ishin duke udhëtuar me një djalë të tyre dhe nusen e djalit tjetër. Alsat ka mësuar se pasagjeri i pestë është një fëmijë pesëvjeçar, i cili ka dalë përpara automjetit para se ai të binte në lumë. Fëmija u gjet nga kalimtarë të rastit dhe me ndërhyrjen e tyre u dërgua në spitalin “8 Shtatori” në Shkup. Akoma nuk ka informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të fëmijës. Në vendngjarje kanë mbërritur tashmë forca policie dhe zhytës, të cilët po marrin pjesë në kërkimin e katër personave të tjerë.