Ballina Kronika Aksident në Tetovë, makina përplas këmbësorin e mitur, shoferi largohet nga vendi...

Aksident në Tetovë, makina përplas këmbësorin e mitur, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e saj ditor njoftoi se një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrethrrotullimin ndërmjet rrugës “Jane Sandanski” dhe rrugës “Goce Stojçeski” dhe se raportimi i kësaj ngjarjeje në SPB-Tetovë është bërë në ora 21.30.

Uniformat blu bëjnë me dije se një automjet ka aksidentuar këmbësorin e mitur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

I mituri i lënduar nga fshati Shemshovë është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë, ku i janë konstatuar lëndime të rënda.

Një ekip inspektues nga Drejtoria për Punë të Brendshme Tetovë ka kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Grupi hetimor nga SPB-Tetovë shkoi në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./TetovaNews

VIDEO BONUS:

 

 

VIDEO BONUS: Kronika
@tetovanews
@tn.lajmelokale