Ballina Kronika Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit (13.3.2025)

Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit (13.3.2025)

Njoftimet nga SPB-Tetovë

Më datë 12.03.2025, në ora 07:10 në fshatin Falish, Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin P.V.(38) nga fshati Falish. Gjatë bastisjes së ushtruar në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, iu gjet dhe sekuestrua një pushkë ajrore e kalibrit 4,5 mm M56, të cilën e posedonte pa leje. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përpilohet parashtresë përkatëse sipas nenit 80 të ligjit për armët.
……
Më datë 12.03.2025, në ora 07:15, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë dhe NjP Kamnjan, kanë privuar nga liria personin M.A.(19) nga fshati Pirok. Gjatë bastisjes së kryer në shtëpinë e tij në fshatin Pirok, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
…….
Më datë 12.03.2025, në ora 19:50 në rrugën ,,Bane Veljanoski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar policor Shkup, kanë arrestuar personin I.B.(34) nga Gostivari. Ai kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg prej tre vjetësh për veprën e kryer penale nga neni 186 paragrafi 2 i Kodit Penal. Personi është dërguar në INKP Idrizovë për vuajtje të dënimit.
……
Më datë 12.03.2025, në ora 02:30, në SPB Tetovë është raportuar se ka rënë zjarr në një kamp rimorkiot në pronësi të personit A.J.(58) nga fshati Xhepçishtë. Nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësitit Territorial Zjarrfikës Tetovë. Kontrollin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.
……
Më datë 12.03.2025 në ora 18.20 në SPB Tetovë, S.M.(46) nga Tetova ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën ,,Vidoe Smilevski Bato” në Tetovë.