Ballina Aktualitet Arben Taravarin e braktis edhe një deputete – Mimoza Musa vazhdon me...

Arben Taravarin e braktis edhe një deputete – Mimoza Musa vazhdon me VLEN

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Mimoza Musa, ka bërë të ditur sot përmes statusi se do të vazhdojë të veprojë politikisht në kuadër të koalicionit VLEN, duke u distancuar nga lideri i ASH-së, Arben Taravari.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve dhe përkrahësve të saj, Musa kujtoi se një vit më parë, më 8 maj 2024, mori mandatin e deputetes falë besimit të mbi 107 mijë shqiptarëve, si pjesë e listës së koalicionit VLEN.

Ajo theksoi se ky mandat nuk është thjesht një numër, por një përgjegjësi ndaj popullit që kërkon ndryshim pas më shumë se dy dekadash qeverisje nga BDI.

“Ky mandat nuk është thjesht një numër, është zëri i një populli të lodhur nga mbi 20 vite pushtet i BDI-së dhe që kërkon me ngulm ndryshim. Po kalojmë një periudhë të vështirë politike dhe me të drejtë shumë përkrahës, miq e bashkëpunëtorë pyesin: Me kë është deputetja Mimoza Musa? Sot, në një klimë politike të trazuar, dua të jem e qartë me ju: Unë jam deputete e Aleancës për Shqiptarët. Besimin që ma dhatë nuk do ta tradhtoj.
Nuk jam këtu për interesa personale, por për t’i shërbyer me dinjitet dhe përgjegjësi çdo votuesi që besoi në këtë mision. Ndryshimi ka nisur dhe ne do ta çojmë përpara”, ka shkruar deputetja Musa në postimin e saj.

Javën që lam pas në një linjë si deputetja Musa doli publikisht edhe deputeti Salim Sulejmani i cili në shenjë mospajtimi me politikat e kreut të ASH-së Arben Taravari dha dorëheqje edhe nga pozicioni i deputetit./Zyrtare.net/

LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale